Në paraqitjen e tij para qytetarëve, kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, fokusin e vendosi në fshatin Labunishtë duke premtuar çerdhe të re me kapacitet për 300 fëmijë. Në Labunishtë gjithashtu nevojitet rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimit theksoi Qyra. Paralajmëron lidhje ujore mes Strugës dhe Pogradecit. Kundër kandidatët janë të harxhuar tanimë dhe nuk kanë çfarë të ofrojnë tha para të pranishmëve, Mendi Qyra.
“Dhe shumë projekte të tjera për ndryshim në Labunisht si hapësira parkingu, inkuadrim të kryetarit të bashkësisë lokale në këshillin e komunës së Strugës që është i domosdoshëm. Rruga nga ura e Morovishtit në Strugë, parkingjet respektivisht parkingjet nëntokësore në sheshin e qytetit dhe plazhin e qytetit, ndërimit të gypave të azbestit, fshatit Rustinë. Lidhja e Strugës me Pogradecin me një lidhje ujore. Oponentët e mi nuk kanë çfarë të ofrojnë ngase janë të harxhuar. Ata dëshmuan dhe treguan se sa të pa fuqishëm janë për të gjitha këto njëzet vite”, tha Mendi Qyrra, kandidat i pavarur për kryetar të Strugës. /Alsat.mk








