G7 do të diskutojë çmimin për naftën Ruse

Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse. Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulëta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar. Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse – një masë që Moska thotë se nuk do t’i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button