Një nga dy reaktorët operativë në kompleksin e centralit bërthamor Zaporozhia është mbyllur si rezultat i bombardimeve ruse

Operatori shtetëror ukrainas Energoatom theksoi se njësia e energjisë nr. 6 vazhdon të punojë në sistemin energjetik të Ukrainës dhe po furnizon me energji elektrike për nevojat e vetë termocentralit.  Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për sulmin e një qyteti ku ndodhet centrali bërthamor përpara një vizite nga inspektorët e OKB-së.

Që nga mëngjesi, trupat e Moskës “bombarduan Energodarin me mortaja dhe përdorën armë automatike dhe raketa”, tha kryebashkiaku Orlov. Ndërkohë, kryebashkiaku i rajonit të Zaporozhia tha se trupat ruse po granatonin rrugën përmes së cilës duhet të kalonin përfaqësuesit e Agjencisë së Energjisë Bërthamore për të shkuar drejt centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Pas situatës së krijuar Ekipi i OKB-së nuk mund të vazhdojë të lëvizë për arsye sigurie. Shefi i Agjencisë Bërthamore Energjetike Rafael Grossi, ka thënë më herët se misioni ishte në dijeni të “aktivitetit të shtuar ushtarak në zonë”, por po vazhdonte me planin e tij për të vizituar objektin.

LEXO EDHE:

Back to top button