Gaber-Damjanovska: Qasje të kujdesshme ndaj vetingut eventual

Gaber-Damjanovska: Qasje të kujdesshme ndaj vetingut eventual

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, Natasha Graber-Damjanovska e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat, thotë se gjatë vetingut eventual në gjyqësor, procedura duhet të zbatohet me shumë kujdes, duke vlerësuar se një procedurë e këtillë në Shqipëri ka lënë hapësirë për vërejtje të caktuara, shkruan Alsat.

“Duke marrë parasysh përvojën e kolegëve nga Shqipëria, sigurisht që nuk do doja një veting të tillë, ashtu siç ndodhi në Shqipëri, sepse përveç atyre personave , të cilët ndoshta me të drejtë u larguan nga sistemi gjyqësor, pësuan edhe persona të cilët ndoshta nuk do të duhej të largoheshin nga funksionet e tyre. Ashtu që mendoj se duhet të bëhet me shumë kujdes, në rast se vlerësohet se duhet të bëhet”, tha Gaber-Damjanovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button