Gaber-Damjanovska: T’ju japim shans gjykatësve dhe prokurorëve të ri

Gaber-Damjanovska: T’ju japim shans gjykatësve dhe prokurorëve të ri

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, Natasha Gaber-Damjanovska, thotë se të gjithë të diplomuarve në Akademi, të cilët do të zgjedhën në konkursin për pranimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik, duhet tu jepet shans që t’i tregojnë kualitetin dhe profesionalizmin e tyre, pa dallim që mes kandidatëve ka dhe familjar të politikanëve aktual dhe njerëz nga sistemi gjyqësor, shkruan Alsat.

“Mendoj se të gjithë këtyre njerëzve të ri, të cilët janë të lumtur që kanë kryer dhe janë të lumtur se tani do të marrin detyrën, t’ju japim shans dhe të shohim nëse ato do të punojnë profesionalisht. Pse të paragjykojmë se dikush për shkak të prindit apo ndonjë arsyeje tjetër, nuk do ta kryej punën me përgjegjësi”, tha Gaber-Damjanovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button