Të martën në seancë kuvendore është vendosur propozim ligji për Këshillin Gjyqësor përmes së cilit duhet të ashpërsohen kriteret për kandidatët për anëtarë të këshillit gjyqësor. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi thotë se më së miri do të ishte që propozimet e tanishme dhe të ardhshme, të jenë në përputhje me kriteret e ligjit të ri që do të miratohet. Nga konkursi i fundit koalicioni VLEN propozoi kandidatin Alban Kadriu ndërsa një kandidat duhet të propozojë edhe presidentja Siljanovska. Të dy duhet të zëvendësojnë Selim Ademin dhe Vesna Damevën të cilëve u përfundoi mandati më 12 dhjetor.
“Ligji për Këshillin Gjyqësor është në procedurë të martën do të jetë leximi i dytë dhe besoj që do ta kemi vullnetin politik që ta votojmë dhe ajo që është e rëndësishme është se menjëherë mund ti qasemi procesit të kompletimit të përbërjes së këshillit gjyqësor…. Unë mendoj që në momentin që do të kemi ligjin e ri do të duhet që përbërja të bëhet në bazë të ligjit të ri”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk








