Gastronomët kërkojnë subvencione për muajin janar

Gastronomët kërkojnë ndihmë shtetërore për pagën minimale prej 14,500 denarëve, për punonjësit edhe për janarin. Për ata është e domosdoshme të mos ketë ndërprerje të kësaj ndihme, sepse sektori është në një gjendje shumë më të keqe se më parë. Pakoja e pestë e masave ekonomike duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, që disa nga objekte të gastronomisë të mos mbyllen për shkak të situatës së rëndë financiare.

Me kalimin e janarit, dhe në mungesë të paketës së pestë të masave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2021, përsëri vijmë në pozicion për të mbetur pa mbështetje financiare, siç ndodhi në disa raste vitin e kaluar. Por, këtë herë sektori është në një situatë shumë më të vështirë për shkak të së cilës shumë gastronomë do të duhet të mbyllin objektet e tyre, dhe ne vazhdimisht bëjmë me dije se kjo do të ketë efekt negativ edhe ndaj 30,000 punonjësve në këtë sektor”, tha Martin Angelovski- Sektori i gastronomisë dhe turizmit.

Nga Qeveria nuk bëjnë të ditur se sa nga masat e propozuara janë pranuar, nga Odat dhe Sindikatat. Jozyrtarisht do të ketë një zgjatje të masës për pagimin e pagave për punonjësit, por me ndryshime se kush do të jetë në gjendje ta përdorë atë. Sipas njoftimeve të Qeverisë, 50 milion euro janë ndarë për paketën e re. Të premten, pritet që zyrtarët e qeverisë tua prezantojnë masat Odave ekonomike dhe Sindikatave, që ata t’i saktësojnë ato së bashku.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button