Gati 1 mijë infektime në Shqipëri, 5 viktima nga Covidi

995 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësia në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 5 pacientë që ishin infektuar me koronavirus.

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button