Gazetarët vetëm “dekor” në takimin mes biznesmenëve dhe Besimit

Dhjetë milion euro nga shteti si garanci për kredi për ndërmarrjet, uljen e detyrimeve parafiskale dhe vendosje e kalendarit tatimor. Ky ishte maksimumi që gazetarët mund të merrnin sot nga takimi një orësh midis biznesmenëve dhe Ministrit të ri të Financave Fatmir Besimi. Por, kërkesat e biznesmenëve nuk munden të bëhen publike sepse Oda Ekonomike nuk kishte siguruar mundësi teknike. Kamerat mundën ta regjistrojnë vetëm premtimin e Besimit se një nga kërkesat tashmë është planifikuar të realizohet.

Kjo është një çështje që në Qeveri tashmë po konsideron të vendosë rreth 10 milion euro në Bankën e Zhvillimit, dhe ajo do të zhvillojë një skemë garancie për bizneset që do t’ua lehtësojë kompanive, sidomos në uljen e shpenzimeve, dhe për kompanitë që për shkak të krizës nuk mund të përmbushin kriteret e kërkuara nga bankat – deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Kreu i Odës Ekonomike, Branko Azeski, megjithëse në fillim premtoi deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit u largua. As ministri Besimi nuk dha deklaratë shtesë. Pa përgjigje mbetën pyetjet e mediave cilat janë kërkesat prioritare të komunitetit të biznesit, a kanë paraqitur propozime në Qeveri si Odë më e madhe, çka përmban pakoja e katërt e masave ekonomike dhe cilat janë dëmet e kompanive që i raportojnë në Odë si rezultat i Kovid -19. Analiza e fundit e Odës është ajo e para tre muajve për dëmet në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button