Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në disa qytete të vendit

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike edhe sot në Shkup, Gostivar e Kërçovë. Në Pollog këtë herë protestat u mbajtën në Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Tearcë. Protestuesit kërkuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, shpërbërjen e komisionit rregullator, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe faljen e borxheve të familjeve të varfra. Ndërkohë grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dorëzoi në Kuvend iniciativë për mbajtjen e një debati mbikëqyrës në Komisionin për financa dhe buxhet, që siç thonë, do ta zbardhë të vërtetën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo parti mbetet në kërkesat për kthimin e çmimit të vjetër të energjisë elektrike, hetim të ndikimit partiak mbi Komisionin rregullator dhe shpërbërjen e të njëjtit.

- Advertisment -

“Pas shumë protestave në Dibër, Kumanovë, Kërçovë e Strugë,. Jemi shpërndarë sot nëpër komuna, për t`iu thënë atyre që na vjedhin se nuk nënshtrohemi. Nuk kemi para të tepërta për t`iu dhënë, nuk jemi thes i hapur nga ku mund të merrni sa të doni e kur të doni. Kërkesat tona legjitime dhe të drejta, nuk duhet të hasin në veshë të shurdhër”.

“Ne mendojmë të vazhdojmë me protesta ndërsa presim që KRRE të jep urgjentisht dorëheqje me bordin dhe Qeveria duhet të miratoj një bord tjetër”.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button