Gazprom ka rritur rrjedhën e gazit natyror në Hungari

Gazprom ka rritur rrjedhën e gazit natyror në Hungari

Kompania ruse energjetike “Gazprom” ka rritur fluksin e gazit në Hungari, tha një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Gazi arrin në Hungari nëpërmjet “Rrjedha Turke”, përmes territorit të Serbisë fqinje.

Hungaria, një anëtare e Bashkimit Europian (BE), mban, sipas zyrtarëve nga ky vend, marrëdhënie “pragmatike” me Moskën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Hungaria merr rreth 85% të gazit të saj nga Rusia dhe kundërshton fuqishëm çdo sanksion europian ndaj importeve të gazit rus. Kryeministri Viktor Orbán gjithashtu ka lobuar fort për të siguruar përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet europiane për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, sipas Reuters.

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjártó, u takua me homologun e tij rus Sergej Lavrov muajin e kaluar në Moskë, gjatë së cilës kërkoi edhe 700 milionë metra kub gaz shtesë, krahas marrëveshjes afatgjatë tashmë ekzistuese për furnizimin me këtë energji mes dy vendeve.

BE u ka bërë thirrje anëtarëve të reduktojnë përdorimin e gazit natyror me 15 për qind sipas një plani të ri që synon të përgatisë bllokun për një shkurtim të mundshëm të furnizimeve ruse.

Qëllimi i kursimit të gazit është përgatitja për një reduktim të mundshëm të plotë të dërgesave të gazit rus në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button