Gerasimovski: Bojkotimi eventual i regjistrimit të popullsisë, situatë e padëshiruar

Ish drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Donçe Gerasimovski vlerëson se bojkotimi eventual i regjistrimit të popullsisë do të ndikonte në politikat e së ardhmes në vend. Një proces i tillë, sipas Gerasimovskit është i rëndësishëm për krijimin e politikave demografike, sociale, ekonomike, arsimore, etj. Propozim ligjin e konsideron si bazë të mirë. Organizatat ndërkombëtare, sipas tij, mund të reagojnë nëse nuk respektohen standardet evropiane gjatë këtij procesi.

 Ne jemi nga vendet e pakta të botës që nuk ka bërë regjistrim për një periudhë aq të gjatë. Nëse vjen deri te bojkotimi, kjo do të nënkuptonte një situatë të keqe për vendin në shumë gjëra që do të ndodhnin në të ardhmen. Duhet të respektohet ligji i cili parashikon dënime sa i takon dhënies së të dhënave dhe cilësisë së tyre. Megjithatë, regjistrimi nënkupton mbulim të tërësishëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave që ekzistojnë në territorin e vendit tonë. Shteti nuk do të ketë të dhëna të besueshme dhe cilësore nëse ka bojkot, nuk do të kemi mbulim ose evidentim të plotë të popullsisë. Nuk ekziston ligj ideal dhe secili ligj mund të plotësohet, por mendoj se ligji (aktual) i përfshin parametrat dhe elementet bazë për definimin, standardet dhe rezolutat e organizatave ndërkombëtare’ deklaroi Donçe Gerasimovski, ish drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

LEXO EDHE:

Back to top button