Gërvalla: Kosova e vendosur në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk do ta ndryshojë drejtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe se nuk do të kërkojë struktura konkurruese.

Këto deklarime ajo i bëri në Selanik gjatë takimit të ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

“Ne duhet të mbajmë një qëndrim proaktiv dhe pro BE-së. Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht këto diskutime themelore për të ardhmen e Evropës, të cilat po ndodhin tani. Dhe sa i përket vendit tim, ne nuk do të ndryshojmë drejtimin drejt BE-së, nuk do të kërkojmë struktura konkurrues”.

Kryediplomatja kosovare theksoi se ideja e “Ballkanit të Hapur” perceptohet në të gjithë Bashkimin Evropian si një koncept konkurrues i BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button