Gir: Të kapet momenti dhe vendi të ecë para drejtë BE-së

Gir: Të kapet momenti dhe vendi të ecë para drejtë BE-së

Gazetar” Lluka Andreev

Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Gir konfirmoi se ka dinamikë të re në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi më herët komisioneri evropian Oliver Varhei kishte paralajmëruar se këtë vit do të merren vendimet të rëndësishme për anëtarësimin e vendeve aspirante. Gir theksoi nevojën që të shfrytëzohet rasti, respektivisht të përfundojë hapi i nevojshëm – ndryshimet kushtetuese, si dhe të zbatohen reformat.

“Jemi në një moment historik shumë të veçantë, kur zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së. Ka dinamikë të re dhe një vrull të ri, që do të thotë se gjërat mund të ecin përpara me shpejtësi të madhe. E rëndësishme është që ky vend të jetë pjesë e atij momenti dhe momenti që ekziston duhet të kapet menjëherë”, deklaroi David Gir – ambasador evropian.

Javën e kaluar, komisioneri për zgjerim të BE-së Oliver Varhej tha se do të ketë ndryshime që do të çonin në një mënyrë më efikase të zgjerimit të Bashkimit, por nuk ndau detaje se cili do të ishte plani i ri i Brukselit. Varhej theksoi se kohët kanë ndryshuar dhe zgjerimi do të përshpejtohet për shkak të luftës në Ukrainë.

Sot në Bruksel mbahet Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me temën – situata në Ukrainë, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në margjinat e këshillit kreu i diplomacisë Bujar Osmani dhe Varhej gjithashtu realizuan një takim.

Të dy diskutuan edhe për ndryshimet kushtetuese, por aktualisht nuk ka ndryshim të klimës politike në vend. LSDM sot i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet, siç theksuan, peng i së Majtës pro-ruse dhe bllokut anti-evropian. VMRO-DPMNE është përgjigjur se ka kohë që vendi ka bërë lëshime dhe se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Qëndrimi i partisë vijoi pas thirrjes së të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, që ndryshimet kushtetuese të votohen brenda shtatorit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button