Gishti i madh, dy maratona në vit dukë bërë “scroll” në rrjetet sociale

Gishti i madh i një njeriu bën mesatarisht 84 km në vit, plot dy maratona, duke bërë “scroll” në celular. Ky është përfundimi i një vëzhgimi të agjencisë së marketingut IIk.

Sipas saj, mesatarisht kalojmë 49 minuta në ditë në rrjete sociale (Facebook dhe Instagram).

“Të gjithë e dimë që kalojmë shumë kohë me celular në dorë. Por, distanca që bën gishti ynë i madh përgjatë një viti është e jashtëzakonshme. Donim të tregonim se sa rol të madh luajnë rrjetet sociale në jetët tona”, tha Rob Jones, kreu i marrëdhënieve me publikun i Ilk.

“Mendoni pak se sa zgjat një maratonë dhe se sa lodhen atletët në përfundim të 42 kilometrave të saj. Gishti i madh bën dy maratona”, shtoi Jones.

LEXO EDHE:

Back to top button