Moti i keq ne det, në Durrës ndalohet lëvizja e anijeve të peshkimit

Moti i keq ka pezulluar lundrimet në sektorin e peshkimit në Durrës. Anijet e flotës së peshkimit prej disa ditësh kanë shmangur gjuetinë e peshkut pasi kushtet e motit janë të paqëndrueshme dhe nuk e favorizojnë daljen në det.

- Advertisements -

Peshkarexhat qëndrojnë të ankoruara në portin e peshkimit në pritje të përmirësimit të motit në det të hapur për të rinisur gjuetinë.

Parashikimet flasin për një qetësim të kushteve atmosferike pas datës 20 maj.

Ndërkohë shpresat e punonjësve të peshkimit janë përqendruar te hapja e vendit dhe kthimi i turistëve këtë sezon, gjë që do të ndikonte edhe në rimëkëmbjen e këtij sektori të cenuar gjithashtu rëndë nga pandemia për shkak të uljes së konsumit të peshkut dhe prodhimeve të detit.

LEXO EDHE:

Back to top button