Gjashtë ekipe garojnë për tre vende të Ligës së Kampionëve nga Serie A

Fitorja e Atalanta ndaj Romës përzien më shumë situatën perspektive të Ligës së Kampionëve. Pas humbjes së Lacios dhe Juventus dhe suksesit të Interit dhe Milanit, renditja e Serie A pas 31 raundesh është bëhet akoma edhe më e ngjeshur për skuadrat që ndjekin tre vendet pas Napolit.

Ka vetëm nëntë pikë mes Lacios dhe Atalantas, një situatë që mund të komplikohet më tej në raundin tjetër duke pasur parasysh ndeshjet Roma-Milan dhe Inter-Lazio. Më pas do të ketë përballje të tjera kokë më kokë për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që Milani do të sfidojë Lacion, Roma kundër Interit dhe Atalanta me Juventusin. Do të jetë edhe përballja Napoli-Inter, Inter-Atalanta dhe Juventus-Milan.

Roma dhe Milan do të ndeshen të shtunën në orën 18:00, Torino-Atalanta të shtunën në orën 20:45, Inter-Lazio të dielën në orën 12:30, Bolonja-Juventus në orën 20:45.

Renditja aktuale duke mos llogaritur Napolin e vendit të parë: Lazio 61 pikë, Juventus 59 pikë, Milani dhe Roma 56 pikë, Inter 54 pikë, Atalanta 52 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button