Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë regjistruar nga dy viktima, ndërsa nga një në Mitrovicë dhe Prizren.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,281 mostrave.

Kosova ka konfirmuar në total 53,982 raste me koronavirus dhe 1,383 viktima.

Të shëruar janë 46,648 pacientë, prej tyre 389 në 24-orëshin paraprak.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,951.

LEXO EDHE:

Back to top button