Rama premton doza edhe për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë sot vaksinën antiCovid. Rama ishte i dyti që mori injeksion pas shefes së Infektivit, Najada Çomos. Kreu i qeverisë në një prononcim nga “Air Albania”, pak minuta pasi mori vaksinën tha se shqiptarët nuk duhet të kenë më ankth dhe as të jenë skeptikë. Ai premtoi se një pjesë e dozave do të shkojnë edhe për Kosovën.

“Ky postim pak farë javor në kohë është vërtetë një lehtësim shumë i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë apo jo vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme. Dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë. Është e sigurt se vaksina nuk i bën ilirët viking apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Është e sigurt se nuk futet çip në trup për ë përgjuar thashethemet.

Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covaksin, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një.

LEXO EDHE:

Back to top button