Gjatë vitit 2021, 5 fundjava të zgjatura

Në vitin 2021, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Prej gjithsej 11 ditë jo-pune për të gjithë qytetarët, pesë shoqërohen me fundjavën, ndryshe nga ky vit, kur kishte gjashtë fundjava të zgjatura.

Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të Vitit të Ri, kur dita jo-pune është 1 janari, e premtja.

Dita e dytë jo-pune që bashkohet me fundjavën është 3 maji, dita e dytë e festës krishtere – Pashkët.

Do të ketë fundjavë të zgjatur për 24 maj – Dita e Shën Cirilit dhe Metodit, e cila është ditë jo-pune dhe është e hëne.

Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur për Ditën e Republikës – 2 gusht, i cili vitin e ardhshëm është të hënën. Dita e kryengritjes popullore – 11 tetori është një tjetër ditë jo-pune që lidhet me fundjavën, sepse është edhe e hënë.

LEXO EDHE:

Back to top button