Vetëvritet një person në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti derisa ka konfirmuar rastin thotë se aktualisht po bëhen hetimet për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Ndërkohë që bëhet fjalë për pronarin e një biznesi në Prishtinë.
“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për KosovaPress.
Një person është vetëvrarë në Prishtinë. Personi pa shenja jete është gjetur në rr. ‘Garibaldi’ në Prishtinë. KosovaPress mëson se bëhet fjalë për pronarin e një biznesi në Prishtinë
Me rastin aktualisht po merret policia dhe ekipet mjekësore.