Vrasje dhe vetëvrasje, policia jep detaje të tjera për ngjarjen në “Emshir”

Hetimet për vdekjen e dy personave në lagjen “Emshir” në Prishtinë tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.


Gjenden dy persona të vdekur në lagjen “Emshir” në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë se Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se në orën 09:00 janë gjetur dy persona të pajetë e për çka kane nisur hetimet.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tregoi ai.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

LEXO EDHE:

Back to top button