Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Nepal

Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Nepal

Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i aeroportit Kathmandu.

Aeroplani ATR 72, që operohej nga Yeti Airlines kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar.

Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë tym të zi të dendur që dilte nga vendi i rrëzimit ndërsa ekipet e shpëtimit dhe njerëzit u mblodhën rreth rrënojave të avionit.

Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Nepali e ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka ngritur një panel për të hetuar tragjedinë dhe për të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button