Gjendet në gjendje të mirë çokollata 120 vjeçare

Biblioteka Kombëtare e Australisë ka zbuluar në mesin e koleksionit të gjërave personale të këngëtarit australian Benjon Paterson, një kuti me çokollatë të vjetër afro 120 vite, e cila për çudi ishte në gjendje të mrekullueshme. Ekspertët australianë e zbuluan çokollatën në një kuti, që u ishte dhënë asokohe ushtarëve që luftonin. E gati 120 vite më vonë, çokollata ishte pothuajse e paprekur dhe e “freskët”, gjë që habiti edhe ekspertët e kësaj fushe. Çokollatat në kuti ishin porositur nga mbretëresha Viktoria për ushtarët që luftonin. Në secilën prej tyre ishin të shtypura mbishkrimet: “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj Vitin e Ri”. Prodhuesi i çokollatave “Kedberry” kishte bërë të ditur se ishin porositur rreth 35 tonelata çokollatë për ushtarët, të cilat i pagoi drejtpërdrejtë mbretëresha.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button