“Leje”, Ylli ka gati këngën e re dhe ne e dashurojmë këngën që tani

Nëse doni këngë që t’ju prekin thellë në shpirt, futuni në playlist-ën e Ylli Limanit.

Thuajse të gjitha këngët e tij janë për dashurinë dhe kanë mesazhe që na i prekin telat e zemrës. Madje, këngët e Ylli-t të bëjnë të vuash edhe për dashurinë që në fakt nuk e ke humbur kurrë!

Në rrjetin social Twitter po qarkullon një pjesë e këngës së tij të re Leje, të cilën vetë këngëtari e ka ndarë me fansat. Sigurisht edhe kjo këngë i drejtohet një dashurie, ndaj ju themi të bëni gati shamitë sepse do të përloteni.

Për ata që “kanë zemër të fortë”, po ju ftojmë të dëgjoni pjesën e këngës “Leje”.

LEXO EDHE:

Back to top button