Mario Dedivanovic me markë të veten po i bën konkurrencë Kim Kardashian

Marka KKW Beauty e Kim Kardashian do të ketë një konkurrencë të fortë pasi miku i saj Mario Dedivanovic ka tashmë linjën e vet të kozmetikës.

Make up artisti 36-vjeçar i cili ka punuar me Kim, 39 vjeç, për vite me radhë, bashkë me një numër të madh artistësh si Ariana Grande, Jennifer Lopez dhe Kate Bosworth, etj njoftoi lancimin e Makeup By Mario të hënën, 11 muaj pasi ai u bashkua me Kim për të bashkëpunuar në paletën KKW.

Marka e re e bukurisë e Marios përkon gjithashtu me vitin e tij të 20-të të punës si një artist kozmetike dhe ai zbuloi se ka punuar për më shumë se tre vjet, pasi kishte vendosur që më herët që të menaxhonte pothuajse të gjitha aspektet e profesionalitetit të tij.

Mario shpjegoi se ai dëshironte të lëshonte një linjë kozmetike që do të bënte më të lehtë rutinën e bukurisë së grave, duke vënë në dukje se ai përdori ekspertizën e tij për dekada për të hartuar produkte me cilësi të shkallës profesionale, por të thjeshta për t’u përdorur, në mënyrë që ato të blihen nga çdokush dhe të gjithë, pavarësisht nga niveli i tyre i ekspertizës.

Gama e parë e produkteve e cila do të dalë në treg më 1 tetor – ditëlindja e 37-të e Marios – përqendrohet te sytë.

Duke dhënë dhjetëra masterclass-e gjatë viteve, gjatë të cilave ai ndan teknikat e tij më të përdorura me ekspertë të tjerë të industrisë, Mario donte të fuste të gjitha ato sekrete në produktet e tij.

Kur erdhi radha për të krijuar penelin e syve, Mario thotë se është frymëzuar nga motra e tij e cila ka luftuar për vite në përsosjen e teknikës së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button