Tayna gjendet aty ku fansat duan ta shohin

Ku keni qejf më së shumti ta shihni Tayna-n? E sigurt është që duam sa më shumë hite nga këngëtarja, kështu që ajo na i ka plotësuar dëshirën me pamjet e fundit.

Reperja shfaqet në studio, duke punuar me të preferuarin e saj Cricket, me siguri për një këngë të re.

“Aty ku keni qejf të më shikoni”, shkruan Tayna në postimin e saj ku shfaqet me producentin e njohur të muzikës në Kosovë.

Aktualisht, reperja po e shijon suksesin e këngës “Qe qe”, ndërsa tani është kthyer në studio për këngët e reja.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim pasi Tayna ka treguar se i pëlqen të vijë vetëm e pa bashkëpunime në një kohë që estrada po bëhet bashkë. Reperja theksoi pak kohë më parë se për këtë nuk ka ndonjë arsye specifike përveç faktit që do të ndryshojë lojën dhe jo ta ndjekë atë.

Reperja mezi pret t’i bashkohet publikut në kocertet live ku do të performojë hitet e saj më të reja.

LEXO EDHE:

Back to top button