Ava Max ka humbur njeriun më të dashur të familjes

Ava Max ka humbur ditën e sotme një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë dhe lajmin e hidhur e ka ndarë me fansat përmes rrjeteve sociale. Ajo ka treguar se është ndarë nga jeta gjyshi i saj, Dionis Koçi, një ngjarje që e ka prekur thellësisht.

Artistja ka publikuar në Instagram disa foto të vjetra të gjyshit, të cilat janë shkrepur në Shqipëri. Ava tregon se Koçi ishte me profesion aktor dhe se prej tij ka trashëguar edhe dashurinë për skenën. Këngëtarja ka lënë të kuptohet se gjyshi i saj ishte i sëmurë prej kohësh, por e mbajti veten fort deri në publikimin e albumit të parë të Avas.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e coptuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, shkruan kënëgartrja.

Ava Max publikoi albumin e saj të parë “Heaven and Hell” në datë 18 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button