Princ Harry ka ndryshuar look, si ju duket me pamjen e re?

Një video e vetme e Princ Harry-t ka bërë xhiron e rrjetit. Teksa duka i Sussex ka shpjeguar se ka vizituar vende si Nepal në llogarinë e tij në ‘Twitter’, vëmendjen e ka marrë ‘look-u’ i tij.

Harry shfaqej me flokë më të shkurtër dhe këmishë me jakë e cila e përforconte ndryshimin në pamje të princit. Kaq ka mjaftuar që fansat të lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar për këtë ndryshim, ndonëse ai ka qëndruar perherë “besnik” i të njëjtës pamje në daljet e tij publike.

Kujtojmë se që prej muajit qershor, Harry dhe Meghan janë zhvendosur në shtëpinë e tyre në Santa Barbara, aty ku ndodhen me djalin e tyre, Archie dhe mamanë e dukeshës, Doria Ragland.

LEXO EDHE:

Back to top button