fbpx

Gjendet thesari që e kërkuan 350.000 persona


Mijëra njerëz e kërkonin atë për dhjetëra vjet, por pa sukses.

Thesari që koleksionisti amerikan i artit, Forrest Fenn kishte fshehur në malet shkëmbore, një arkë prej ari, e mbushur dhe smeralde, diamante dhe sende antike për një vlerë të vlerësuar prej mbi një milion dollarë, dukej me të vërtetë e pamundur për t’u gjetur.

Të paktën deri pardje, kur koleksionisti i artit 89-vjeçar mori një fotografi dhe bëri njoftimin se “gjuetia e thesarit ka mbaruar, thesari u gjet pikërisht aty ku e kisha fshehur 10 vjet më parë”.

Një histori e jashtëzakonshme që bindi 350 000 njerëz në mbarë botën për të udhëtuar në malet shkëmbore.

“Unë nuk e di kush e gjeti thesarin’’, theksoi Fenn, duke shpjeguar se mesazhi që ai kishte marrë ishte anonim, ”por unë e di se atë person e çoi në atë në vend poema ime ‘The Thrill of Chase”, ku 89-vjeçari kishte fshehur sekretin e tij. /atsh

fv

LEXO EDHE:

Back to top button