Gjendet trupi i pajetë i vajzës e cila kërkohej në ujërat e Vardarit në Gostivar


Trupi i pajetë i një vajze të re sot në mëngjes është gjetur në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër pas kërkimit treorësh. Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për vajzën e cila mbrëmë para mesnate ishte denoncuar se ishte marrë nga ujërat e Vardarit.

Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, sot në mëngjes rreth orës 3 trupin e kishin vërejtur banorë lokalë në afërsi të një këndi të lojërave për fëmijë. Shumë shpejtë pastaj rastin e kanë denoncuar në polici.

Pas kishte ardhur ekipi mjekësor, ishte konstatuar se nuk ka shenja jete. Bëhet fjalë për një banore 20 vjeçare të Gostivarit e cila sipas informacioneve të para, pak pas mesnate kishte rënë në Vardar në afërsi të urës së vogël metalike te tregu i qytetit.

LEXO EDHE:

Back to top button