Gjendje alarmante me kollën e keqe në Maqedoni, nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive

Gjendje alarmante me kollën e keqe në Maqedoni, nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive

Nga dje deri sot janë regjistruar dy raste të tjera me kollë të keqe në Shkup. Situata është alarmante dhe nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Qendra për Shëndet Publik bëri të ditur sot se nëse vazhdon ky fenomen me kollën e keqe do të kemi problem të madh.

“Ka raste, dje ishin 10, sot janë 11 të diagnostikuar me kollë të keqe dhe ky numër do të rritet, duke pasur parasysh situatën e vaksinimit. Kjo sëmundje është shumë ngjitëse dhe kërcënuese për jetën, veçanërisht për foshnjat deri në moshën 12 muajsh dhe fatkeqësisht mund të përfundojë fatalisht ose të lërë pasoja të qëndrueshme”, tha Dr.Bekim Zeqiri, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik

Apeli i mjekëve është që prindërit ta marrin seriozisht situatën e vaksinimit.

LEXO EDHE:

Back to top button