Gjenerata e 17-të “hodhi kapelat” në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u mbajt ceremonia e promovimit të gjeneratës së 17 të absolventëve. Në uniformën akademike qindra studentë deri diplomik të pesë fakulteteve hodhën kapelat në shenjë simbolike të përfundimit të studimeve. Rektori Abdylmenaf Bexheti nënvizoi se ky studentët që diplomojnë në këtë universitet menjëherë arrijnë të punësohen. Ministrja e Arsimit Milla Carovska  porositi studentët e diplomuar që edhe në të ardhmen të angazhohen si në aspektin akademik po ashtu edhe në atë privat. Ndërkaq sot është mbajtur edhe “Dita e hapur” në këtë Universitet ku nxënësit e shkollave të mesme kryesisht maturantët janë njohur me ofertën akademike që ofrojnë fakultetet. Rektori Bexheti iu bëri thirrje studentëve që mos të emigrojnë por të punojnë në vendlindje.

 “Të dashur studentë ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm social, profesional dhe intelektual me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër për këto tre dekada nga tranzicioni jonë shoqëror politik dhe ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithë secilit individualisht familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi. Kuptoj edhe arsyetimin dhe preferencën tuaj shpeshherë për t’ia mësyrë perëndimit, por ata që dinë dhe duan të jeni të sigurt që edhe këtu mund të fitohet dhe jetohet mirë.”

 Përgatiti: Adnan Qaili

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button