Gjeorgjia tërheq ligjin për “agjentët e huaj” pas protestave të dhunshme

Gjeorgjia tërheq ligjin për "agjentët e huaj" pas protestave të dhunshme

Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi të enjten se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën “ndarjet në shoqëri” të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen.

Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si “agjentë të ndikimit të huaj”, nxiti protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia.

Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishtë zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit.

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej./REL

LEXO EDHE:

Back to top button