Gjeorgjievski: Shkollat në Kisella Vodë vetëm në një ndërrim

Gjeorgjievski: Shkollat në Kisella Vodë vetëm në një ndërrim

Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski në komunën në të cilën aktualisht drejton, Kisella Vodë, shënoi fillimin e vitit shkollor. Ai nga shkolla Kirill Pejqinoviq tha se nxënësit në të gjithë komunën janë pajisur me uniforma kurse klasat e para me çanta dhe pajisje shkollore.

“Praktikisht mundësojmë punë me një ndërrim në shkollat fillore në Kisella Vodë. Kjo do të jetë shumë praktike për prindërit dhe nxënësit por nga ana tjetër do të gjenerojë kursime si shkollë por edhe si komunë. Të përkujtoj se gjatë periudhës së kaluar në të gjitha tetë kulmet e shkollave fillore në Kisella Vodë janë vendosur fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike që në mënyrë shtesë do të gjenerojë kursime të reja për komunën dhe ata para do të investohen për shkollat dhe nxënësit. Gjatë katër viteve të kaluara kemi blerë edhe çanta me pajisje shkollore për çdo nxënës të klasës së parë kurse nxënësit kanë uniformë në të gjithë territorin e Komunës së Kisella Vodës”, deklaroi Orce Gjeorgjievski, Kandidat për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button