Gjermani, 9 të vdekur dhe mbi 70 të zhdukur nga përmbytjet, shemben edhe shtëpi

Disa nga landet perëndimore të Gjermanisë po përjetojnë një katastrofë natyrore, me shira të rrëmbyer. Në orët e para të ditës u raportuan 9 viktima dhe mbi 70 të zhdukur nga përmbytjet që autoritetet thonë se ndonjëherë një herë në shekull. Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë shkaktuar tragjedi në perëndim të Gjermanisë, me të paktën 9 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur gjatë mëngjesit të së enjtes.

Policia njoftoi se viktimat, mes tyre edhe dy zjarrfikës, u regjistruan në landet e Rajnland-Pfalcit dhe Rajnland-Vestfalisë.

Vala konstante e vërshimeve shkaktoi shembjen e 6 shtëpive në rajonin Ahrvajler, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore./oranewstv

LEXO EDHE:

Back to top button