Gjermani: Izolim për të pavaksinuarit, nga shkurti vaksinimi i detyrueshëm

Gjermania po shkon drejt vaksinimit të detyruar nga shkurti, njoftoi kancelarja në largim Angela Merkel. Gjithashtu, Gjermania do të vendosë kufizime shtesë ndaj të pavaksinuarëve, duke i izoluar.

Në të njëjtën kohë, diskotekat dhe klubet duhet të mbyllen nëse numri i rasteve tejkalon një numër të caktuar, tha kancelarja, e cila paralajmëroi se situata është shumë e rëndë.

Njoftimet erdhën pas një takimi midis Angela Merkel dhe kancelarit të ri Olaf Soltz me krerët rajonalë, që synon të sigurojë një udhërrëfyes për vendin. Kancelari në pritje Olaf Soltz i ka thënë tashmë “po” vaksinimit të detyrueshëm. Ai u shpreh edhe pro ndalimit të të pavaksinuarve, duke thënë se në tregun me pakicë duhet të lejohen të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar dhe të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button