Gjermania është bllokuar nga greva e transportit publik

Gjermania është bllokuar nga greva e transportit publik

Gjermania është bllokuar nga greva e transportit publik. Dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik lanë punën dhe dolën në grevë duke bllokuar shërbimet e autobusëve dhe tramvajeve në shumicën e qyteteve. Aksioni u thirr nga sindikata Verdi, pas dështimit të bisedimeve me punëdhënësit lokalë dhe rajonalë. Greva prek rreth 150 kompani transporti komunale në 15 nga 16 landet e Gjermanisë, përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Bremenin.

Sipas sindikatës Verdi, në protestë janë përfshirë dhjetëra mijëra punonjës nga rreth 100 mijë që sindikata përfaqëson në këtë sektor. Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra në kohë, pushime më të gjata mes ndërrimeve dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavës. Nga ana tjetër, bashkitë thonë se po përballen me kufizime serioze buxhetore.

LEXO EDHE:

Back to top button