Gjokoviçi eliminohet nga Uimbëlldoni, për shkak të tenistit kroat?!

Novak Gjokoviç, po përballet me eliminim të detyruar nga “Uimbëldoni” pas vetëm një raundi të luajtur, pasi ka qenë në kontakt me një koleg të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për kroatin Marin Çiliq, i cili ka anuluar pjesëmarrjen në turneun e Grand Slam-it në bar dhe i cili mund t’i shkaktojë probleme të mëdha kolegut të tij serb. Gjokoviçi, u pa duke stërvitur me një tenist të infektuar të enjten e kaluar, gjë që mund ta vendosë atë në izolim.

“Ne po ndjekim udhëzimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me koronavirusin dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e mundshme të koronavirusit në fushat tona”, thanë organizatorët e Uimbëlldonit.

Gjokoviç pothuajse me siguri do të detyrohet të bëjë një test për “Covid-19”, dhe nga rezultati nëse do të vazhdojë të luajë apo do të duhet të tërhiqet. Serbi u duk mirë në fushë, duke luajtur kundër koreanes Këon, pak ditë pas kontaktit me Çiliç, për të cilin është objektive të pritet që testi të jetë negativ.

LEXO EDHE:

Back to top button