Gjuajtja me armë në Haraçinë, dyshohet se ka të vdekur

Gjuajtja me armë në Haraçinë, dyshohet se ka të vdekur

Babë e bir sulmohen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre, në mes të fshatit. Sipas informatave që mblodhi ALSAT nga vendngjarja, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri i plagosur rëndë.

Jozyrtarisht, babë e bir kanë punuar në biznesin e transportit. Nga dëshmitë e para, mësohet se ata janë sulmuar nga një person me makinë të tipit “audi”. Sipas policisë, personi është identifikuar dhe është vënë në ndjekje.

Po punohet për zbardhjen e rastit, dhe dinamikës së saj. Sipas dyshimeve të para, pista kryesore mendohet të jetë borxh financiar, megjithatë, kjo nuk është e vetmja pistë hetimore, thonë burimet policore./Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button