Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e Ilir Metës për shfuqizim të masës “arrest në burg”
Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e Ilir Metës për shfuqizim të masës "arrest në burg"
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ka siguruar pamjet nga momenti që Cakrani hyn në gjykatë.
Ne orën 14:00 gjyqtarja paraprake Irena Gjoka shqyrton kërkesën e avokatëve për t’i ndryshuar masën e sigurisë.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani pak ditë më parë, kërkesa synon heqjen e masës së sigurisë personale që lidhet me akuzat për korrupsion.








