Gjykata në Strugë mbetet pa gjykatës dhe nuk ka para për t’i paguar shërbimet komunale

Gjykata në Strugë mbetet pa gjykatës dhe nuk ka para për t’i paguar shërbimet komunale

Gazetar: Miki trajkovski

Gjykata e Strugës është në prag të kolapsit. Mungojnë gjykatës dhe staf administrativ.

Kryetari i gjykatës, Ifet Bajramoski, thotë për Alsat se nga 15 gjykatës të paraparë, për momentin punojnë vetëm gjashtë, mes tyre edhe ai, edhe pse sipas rregullores nuk i lejohet të gjykojë. Ka 12 vjet që në Strugë nuk zgjidhet gjykatës i ri.

“Janë shumë të ngarkuar, janë marrë shumë lëndë në punë, edhe nga ata që dolën në pension, edhe nga ata të rinj që po vijnë. Situata është vërtet e frikshme dhe shqetësuese”, tha Iftet Bajramoski-Kryetar i Gjykatës Themelore Strugë.

Dy gjykatës të tjerë do të dalin në pension vitin e ardhshëm pasi mbushin 64 vjet dhe në vitin 2024 edhe një tjetër. Për momentin ka më shumë se 300 lëndë për çdo gjykatës.

“Gjykatësit punojnë edhe pas orarit të punës, qëndrojnë këtu. Ata punojnë edhe jashtë orarit. Edhe në shtëpi marrin lëndë, gjë që nuk lejohet”, u shpreh Iftet Bajramoski-Kryetar i Gjykatës Themelore Strugë.

Për këtë situatë të shqetësuar shprehen edhe avokatët. Ata thonë se ka vonesa në zgjidhjen e ankesave të ngritura.

“Këtu më së shumti do të pësojnë palët në procedurë, sepse do të marrin drejtësi të ngadaltë, dhe drejtësia e ngadaltë është e barabartë me padrejtësi”, theksoi Gligorie Qatoski-avokat.

Edhe kryetari i gjykatës në Strugë ankohet se institucioni nuk ka fonde të mjaftueshme për funksionimin aktual dhe për këtë arsye është e vështirë të paguhen faturat e shërbimeve komunale./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button