Gjykata Penale miraton në tërësi aktakuzën për Koçanin

Gjykata Penale miraton në tërësi aktakuzën për Koçanin

Gjykata Penale ka njoftuar se aktakuza për tragjedinë e Koçanit është pranuar dhe miratuar në tërësi. Këshilli Penal për vlerësimin e aktakuzës pas shqyrtimit të rrethanave dhe kryqëzimit të dëshmive, ka vlerësuar se aktakuza i përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe duhet të formohet lëndë.

“Këshilli për vlerësim më datë 3 dhjetor ka sjell vendim me të cilin aktakuza është miratuar në tërësi. Në bazë të këtij vendimi është formuar lëndë K.BR 1872/25”, thonë nga Gjykata Penale.

Dy gjykatëse që paraprakisht ishin caktua për në këshill janë tërhequr. Njëra për shkak se ka lidhje familjare më një të dëmtuar, ndërsa tjetra për shkak se vajza e saj është avokate e një të akuzuari. Prokuroria Publike e Shkupit ka njoftuar se merr në kompetencë të saj përfaqësimin e akuzës në gjyq. Për shkak se në Koçan nuk ka mundësi për mbarëvajtjen e procesit, gjykimi është zhvendosur në Shkup, por fillimi i tij ende nuk dihet pasi lënda me numrin përkatës duhet t’i nënshtrohet sistemit AKMIS. Për tragjedinë e Koçanit akuzohen 37 persona, ndërsa në akuzë në cilësinë e të dëmtuarve janë përfshirë mbi 250 persona. Ndërkohë Prokuroria e krimit të organizuar është duke zbatuar hetim ndaras për policët e përfshirë në këtë rast. Paraprakisht organi i akuzës kishte njoftuar për zgjerimin e hetimit, ndërsa së fundi në procedurë para hetimore janë përfshirë disa inspektor të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Tragjedia në klubin e natës “PULSE” në Koçan ndodhi më 16 marsit të këtij viti. Aty humbën jetën 62 persona ndërsa 150 të tjerë u lënduan./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button