Gjykata u konfiskon dokumentet 10 huliganëve nga Kumanova

Gjykata u konfiskon dokumentet 10 huliganëve nga Kumanova

Gazetar: Adrian Kerimi
Gjykata Themelore në Kumanovë caktoi masa sigurie ndaj 10 huliganëve të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit ishin dy të rinj shqiptar. Prokurori kujdestar gjatë ditës ka marr në pyetje 10 persona. Edhe pse priteshin masa më rigoroze, me vendim të gjykatës të dyshuarit janë obliguar me paraqitje dhe i janë konfiskuar dokumentet. Sipas organit të akuzës, policia presedimin penal kundër 16 personave e ka dorëzuar Prokurori ditën e premte, por të pakompletuar për shkak të volumit të lëndës. Të gjithë dyshohen për veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal.

“Me urdhrin tonë policia ka siguruar personat e dyshuar sot nën Prokurori ku edhe janë marr në pyetje. Nga mëngjesi deri në orën 17:00 prokurori kujdestar ka marr në pyetje 10 persona dhe për të gjithë ka propozuar masa për siguri të cilat i ka pranuar gjykata. Të hënën do të vazhdohet me personat e tjerë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë.
Ministria e Brendshme gjatë ditës njoftoi për Alsat se polici praktikant nga SPB në Kumanovë i dyshuar për dhunë është suspenduar nga detyra deri në përfundimin e procedurës penale.

“Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Masat e kujdesit ose të sigurisë vijnë 5 ditë pas sulmit në lagjen “Orta Bunarë” ku 16 persona të maskuar dhe armë të ftohta sulmuan për motive akoma të panjohura dy të rinj shqiptar dhe i dëmtuan veturën njërit nga personat që ishin cak sulmi. Policia pas arrestimit të të dyshuarve bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike duke shtuar se motivi i incidentit nuk kishte të bënte më çështje ndër-etnike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button