Gjykatësit Pajaziti dhe Kërstiq vendosën për masën ndaj Bekim Nezirit

Gjykatësit Pajaziti dhe Kërstiq vendosën për masën ndaj Bekim Nezirit

Edhe pse Prokuroria këmbënguli për masën e paraburgimit për Bekim Nezirin dhe 3 të tjerët, të dyshuar për dhunën në M-NAV, gjykatësit e procedurës paraprake Pajazit Pajaziti dhe Sandra Kërstiq vendosën të caktojnë vetëm masa kujdesi. Që do të thotë se Neziri dhe të tjerët mbetën pa pasaporta dhe iu ndalua të komunikojnë më të rrahurin dhe mes vete. Ndër vite Pajaziti është zëvendës kryetar i Gjykatës Penale. Emri i tij përflitej në opinion kur ishte gjykatës për vendimin për Nikolla Gruevskin, i cili u arratis nga vendi përpara se të arrestohet. Në atë kohë Këshilli Gjyqësor kontrolloi procedurën dhe konstatoi se Pajaziti kishte vepruar në mënyrë profesionale dhe në kuadër të afateve ligjore. Ndërkohë Sandra Kërstiq ishte pjesë e Këshillit Penal që ndryshoi paraburgimin me arrest shtëpiak për ish shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevskin në rastin “Fortesa”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button