Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve të “27 prillit” vazhdon më 26 gusht


Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve të 27 Prillit në Parlament vazhdon më 26 gusht, pasi gjatë ditës së sotme mbrojtja filloi të paraqesë prova materiale. Ish kryetari i Parlamentit Trajko Valjanovski lexoi disa procesverbale të komisioneve parlamentare, mbledhjeve koordinuese dhe disa zgjatje të seancës konstituive të Kuvendit, të cilët i prezantoi si prova materiale, duke sqaruar se ai ka bërë përpjekje për të zgjatur seancën konstitutive dhe për të zgjedhur kryetar, por se nuk u siguruan rrethanat për këtë. Mbrojtja e Veljanovskit ka thirrur rreth 50 dëshmitarë, deputetë që duhet të dëgjohen në disa nga seancat e ardhshme. Të pandehurit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button