Gjyqësori gjatë pandemisë, Mariçiq: Çështja kërkon diskutim gjithëpërfshirës

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç theksoi se Qeveria kërkon opinionin e fellës juridike për zgjidhjen e problemit me seancat gjyqësore në kohën kur gjendja me pandeminë në vend po përkeqësohet, dhe shumë seanca gjyqësorë anulohen për shkak të rasteve me Covid-19.

“Kjo është temë të cilën e kam hapur, i vetëdijshëm dhe me dëshirë për të hapur diskutim, ne jemi të vetëdijshëm që korniza juridike për momentin nuk lejon seanca klasike gjyqësorë “online”, ashtu siç ndodh në disa shtete. Kjo është një çështje e ndërlikuar që kërkon diskutim nga të gjithë faktorët, një ministër ose vetëm Qeveria nuk mund të zgjedh këtë problem”, tha mes tjerash Mariçiq.

I pyetur nëse Qeveria planifikon në ndërpres afatet e proceseve gjyqësore për shkak të pandemisë, me qëllim që mos të vjetërsohen lëndët, ministri Mariçiq tha se Qeveria po punon që mos të ketë ngecje në proceset gjyqësore.

“Unë jam në dispozicion, dhe ja publikisht i ftoj të gjithë përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit të Prokuroroëve, me të cilët edhe deri më tani i kemi diskutuar këto çështje, por edhe Shoqatën e gjykatësve dhe të prokurorëve, që bashkërisht të gjejmë zgjidhje, me qëllim që mos të ndërpritet sistemi gjyqësor, dhe të vazhdojnë seancat gjyqësore, që mos të përballemi me vonesa eventuale, ngecje, ose mos dhashtë zoti vjetërsim të lëndëve”, deklaroi Mariqiç.

LEXO EDHE:

Back to top button