Gjyqi për “27 prillin”, dëshmojnë Çavkov dhe Koljo

I dënuari Mitko Çavkov dëshmoi për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”. Ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, i cili vuan 18 vjet burgim, tha se të enjten e përgjakshme ai nuk komunikoi me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin. Ai ka folur në telefon vetëm me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski.

As me këta të dy e as me dikë jashtë MPB-së nuk kam pasur komunikim,. I vetmi komunikim i tillë ka qenë me Nikolla Gruevskin rreth orës 20:30. Më thirri, interesohej për situatën dhe shqetësimi i tij ishte i dukshëm- deklaroi Mitko Çavkov.

Çavkov edhe një herë mohoi që më 27 prill ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së siç pretendon Aleksandar Vasilevski – Ninxha. Përveç ish drejtorit të BSP-së, dëshmoi edhe Nikolla Mitreski-Koljo, kumbari i të cilit është Ninxha.

Dëgjova të pavërteta, në dëshminë e Ninxhës i cili është kumbari im, tha se ditën e 27 prillit Vlladimir Atanasovski, drejtor i atëhershëm i DSK-së më ka thirrur në prezencën e tij. Kjo nuk është e vërtetë, unë nuk kam thirrje të tillë- tha  Nikolla Mitreski- Koljo.

 Avokatët përmes deklaratave të Çavkovit dhe Koljos edhe njëherë theksuan se dëshmia e Ninxhës nuk është e vërtetë.

 Dëshmia e vetme e prokurorisë gjegjësisht Aleksandar Vasilevski- Ninxha është degraduar skajshmërisht dhe mendoj se nuk mund të jetë bazë për vendim vetëm me atë dëshmi- pohoi Elenko Millanov- avokat

Përveç Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit, si organizatorë të 27 prillit akuzohen edhe ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button