Gllazgou hapave të Tieri Anriut, në luftë kundër racizmit

Gjiganti skocez Gllazgou Renxhers, konfirmoi se tërë javën do të bojojtojë të gjithë mediat sociale në luftë kundër racizmit.

 

 

 

“Futbollistët dhe drejtuesit e Renxhersit fillojnë bojkotin nga 8 prilli në orën 19.00 në kohëzgjatje prej 7 ditëve. Posaqërisht jemi të brengosur për ofendimet raciste, të cilat janë të adresuara te futbollistët tanë,” thuhet në kumtesën e skuadrës skoceze.

Kampioni i Skocisë është brengosur për ofendimet në rrjetet sociale dhe për këtë arsye ka vendosur që të përcjell hapat e Tieri Anri, i cili paralajmëroi se do të largohet nga rrjetet sociale, pasi që nuk është I kënaqur me masat e ndërmarra në luftën kundër racizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button