Google publikoi një listë të telefonave të shënjestruar nga hakerët/ A është i juaji mes tyre?

Google publikoi një listë të telefonave të shënjestruar nga hakerët/ A është i juaji mes tyre?

" "

Projekti Zero i Google ka zbuluar dobësi në pajisje të caktuara që lejojnë hakerët të depërtojnë në një telefon pa ndërveprim. Është publikuar një listë e telefonave potencialisht të cenueshëm dhe udhëzimeve të mbrojtjes.

Një zbulim i kohëve të fundit nga studiuesit në sektorin e Google Project Zero ka treguar se disa telefona kanë një gabim serioz që nuk kërkon ndërveprim të përdoruesit për të hakuar pajisjen.

Emri për këtë fenomen është “hack pa klikim” dhe gjithçka që i nevojitet hakerit është një numër telefoni. Google nisi projektin për të gjetur dobësi në sistemin operativ Android, Chrome dhe aplikacione të tjera.

Si pjesë e projektit, u zbulua një dobësi në modemet Exynos të prodhuara nga Samsung. Katër dobësi konsiderohen më seriozet. Ato lejojnë një sulmues të komprometojë telefonin nga distanca pa ndërveprim të përdoruesit dhe kërkojnë vetëm që sulmuesi të dijë numrin e telefonit të viktimës.

Këto janë pajisjet e mëposhtme:

– Telefonat e serive Samsung S22, M33, M13, M12, A71, A53, A33, A21, A13, A12 dhe A04;

– Telefonat e serive Vivo S16, S15, S6, X70, X60 dhe X30;

– Seritë Google Pixel 6 dhe Pixel 7;

– të gjitha pajisjet portative që përdorin chipset Exynos W920;

– të gjitha automjetet që përdorin chipset Exynos Auto T5123.

Për të mbrojtur veten, përdoruesit këshillohen të çaktivizojnë thirrjet Wi-Fi dhe shërbimin VoLTE në cilësimet e pajisjes për të zvogëluar cenueshmërinë dhe për të eliminuar rrezikun. Përdoruesit e telefonit Google Pixel duhet të përditësojnë pajisjen e tyre në versionin më të fundit, të lëshuar në mars. Përditësimi përfshin një patch për çështjen e përmendur.

LEXO EDHE:

Back to top button